Avdullah Hoti: Kadri Veseli pamundësoi mbajtjen e seancës së thirrur

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka fajësuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për shkelje të rregullores së Kuvendit për mbajtjen e seancave.

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita, u anulua. Është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve”, ka thënë Hoti.

“Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve. Ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme