Bahtiri: Asnjë sondazh anonim s’na ndalë fitoren prej 65% në Mitrovicë

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk e ndalë asnjë sondazh imagjinar e anonim për ta fituar këtë qytet me 65% të votave në zgjedhjet lokale.

Kështu u shpreh ai në një postim në Faebook, gjersa shtoi se këtë përqindje do ta arrijë që në raundin e parë.

“Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bëhen bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje”, tha Bahtiri.

Deri më tani ende nuk dihet se kush do të kandidojë për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme