Bahtiri i reagon BE-së dhe Qeverisë: Shqiptarët tash e 20-vjet nuk po kthehen në veri

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Bahtiri thotë se shqiptarët nuk po kthehen në veri të Mitrovicës, ani pse tash e 20-vjet po përmendet.

“Mbi 13 mijë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga veriu i Kosovës, e veçanërisht nga pjesa veriore e Mitrovicës, akoma nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke jetuar si refugjatë në pjesën jugore të qytetit dhe qytete tjera të Kosovës”, shkruan Bahtiri.

Sipas tij, kthimin e tyre për 20 vite me radhë e penguan strukturat kriminale serbe.  Për kthimin e tyre është përmendur edhe Bashkimi Evropian, por sipas Bahtirit, nuk është bërë asgjë.

“Për kthimin e shqiptarëve në veri është folur shumë edhe nga BE-ja, por asgjë nuk është bërë. Për më keq në veri ka nisur një projekt prej disa milionë euro i ashtuquajtur “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim kthimin e serbëve, por që realisht sikur edhe deri më tash do të kthehen serbë që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë, por të tillë që kanë probleme me banim në Serbi për shkak se janë me origjinë nga vendet tjera të ish Jugosllavisë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që mos t’i mbyll sytë përballë kësaj situate të krijuar sa nuk është bërë vonë, sipas tij, durimit po i vjen fundit.

REAGIM I ASHPËR NDAJ BASHKIMIT EVROPIAN DHE QEVERISË SË KOSOVËSMbi 13 mijë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga veriu i…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, March 21, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme