Bajrami: Me Editen në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’iu falet serbëve

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 10:51 | Nga

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se derisa kjo Qeveri të jetë në pushtet të gjitha dëshirat e Listës Serbe do t’i plotësohen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se deri sa të jetë Edita Tahiri dhe tjerët në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve.

Postimi i plotë i Bajramit:

“Të thuash me aq qetësi dhe të ndihesh komod se deri para tri viteve nuk kemi pasur qasje në veri, e tani po e kemi edhe atë përmes rrugëve malore, kjo sinqerisht është për keqardhje! Ne e dimë që as ministri dhe as z.Mustafa nuk u lejuan të kalojnë në veri të vendit, besoj që edhe ju e dini dhe e keni parë.

Por, një gjë është e sigurt, deri sa do të jetë Tahiri dhe të tjerët në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve! Deri sa të jetë kjo qeveri besoni se të gjitha dëshirat e Listës Serbe do t’ia plotësojnë, vetëm e vetëm për t’i ruajtur kolltukët e tyre.

TMERR, TMERR, TMERR!!!

Që askush nga qeveria nuk ka “dijeni” se me lejen e kujt u vendos muri i cili po e ndanë vendin. Ne e kemi thënë që këta njerëz për asnjë çast nuk janë në gjendje apo edhe nuk po donë të mbrojnë territorin e vendit dhe sovranitetin e tij! Kjo u dëshmua edhe me demarkacion e tash edhe me ndarje të Mitrovicës.

Turp të keni!!!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme