Beha: Kosova në dialog nuk duhet ta ketë të hapura të gjitha opsionet

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Politologu Adem Beha ka shprehur bindjen se Kosova nuk duhet ta lejojë opsionin që “të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë negociatash me Serbinë”.

Sipas tij, aty ku ka rregulla dhe parime, ka parashikueshmëri të aktorëve politikë.

“Kur ato mungojnë, sjellja e këtyre aktoreve politikë është e paparashikueshme. Negociatat Kosovë – Serbi po bëhen të paparashikueshme pikërisht për faktin se të gjitha opsionet janë në tavolinë. Opsioni ‘të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinën negociatore’ nuk duhet të jetë opsion negociator i Kosovës”, ka thënë Beha, përcjell Koha.net. “Duhet të përjashtohet menjëherëë si opsion. Përbri këtij opsioni, duhet të nisemi nga pesë opsione të panegociueshme: pavarësia, sovraniteti, integriteti, diversiteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës”, ka shtuar më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme