Bekim Jashari me porosi për liderët: Vetëm të bashkuar realizojmë amanetin e dëshmorëve

Skenderaj | 17 Shk 2021 | 10:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, tha se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar pasi vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëvë, raporton Ekonomia Online.

“Ka vetëm një arsye pse ne duhet me qenë të bashkuar, në mënyrë që t’i cojmë proceset përpara, nëse jemi të përçarë nuk do të mundemi të zhvillohemi, vetëm të bashkuar jemi duke e realizuar amanetin e dëshmorëve”, tha ai.

“U desh shumë mund e sakrificë për të ardhur te kjo ditë. Sot së bashku me kryetarin Lladrovci, drejtorë e asambleistë, shoqata të dala nga lufta, Policinë e Kosovës, po bëjmë nderime për ata që na mundësuan ne që sot të jemi të lirë e të festojmë me dinjitet. Kjo ka vetëm një arsye që të jemi të bashkuar, për t’i çuar përpara proceset. Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasin edhe më shumë këto procese, për të cilat ka shumë nevojë vendi që të përfundohen, sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik vendit. Vetëm atëherë mund të themi se jemi duke finalizuar amanetin e dëshmorëve. Urime të gjithëve”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 13 vjetori i pavarësisë, po e gjen Kosovën pa ish-krerët e UÇK-së.

“Këtë ditë po e festojmë pa liderët tone. E kujtojmë edhe komandantin legjendar. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët për këtë ditë”, tha ai.

“Sot në këtë Ditë të Pavarësisë po festojmë pa liderët e themeluesit e shtetit tonë, pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi, e pa bashkëluftarët e tyre. Këtë ditë e kujtojmë edhe komandantin legjendar dhe familjen Jashari, dhe gjithë bijtë e bijat e kombit që dhanë jetën për liri. Urime festa, e festofshim gjithmonë”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme