Beqaj: Politikbërësit, shkaktarët kryesorë të pozitës së dobët të Kosovës në dialog

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Politologu Behlul Beqaj ka thënë se politikbërësit në Kosovë, që kanë qenë bartës të procesit, janë shkaktarët kryesorë të pozitës aktuale që e ka Kosova në dialogun me Serbinë.

Megjithatë, si ka thënë ai, kjo nuk i amniston tjerët.

“Por, kontributi ynë ka shkuar në drejtim të kritikave, që pak a shumë kanë ndikuar që të zvogëlohet ky dëm që është shkaktuar dhe që po shkaktohet”, ka thënë ai, duke iu referuar shoqërisë civile dhe tjerëve ‘jashtë politikbërësve dhe vendimmarrësve”, ka thënë ai në DESKU të KTV-së.

Ai megjithatë e ka theksuar se kjo është vetëm një përgjigje e përgjithshme e tij.

“Do të doja ta apostrofoja këtë moment, të mos na kalojë pa përgjigje, në pasojat e marrëveshjeve, që mendoj se do të jenë shumë specifike”, ka thënë ai.

Të ngjashme