Berisha e pyet Gashin: Çfarë bëre në Bruksel?

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka folur për vizitën e tij në Bruksel me delegacionin e Kosovës, javën e shkuar, kur Komisioni Europian dha rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Gashi tha se në Bruksel nuk ka ndodhur asgjë më shumë, se sa ajo që është raportuar në medie.

“Krejt çfarë ka ndodhur janë thënë në media, diçka tjetër nuk kishte. Kanë qenë tri takime, një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit amerikan,  një takim me Mogherinin dhe një takim me komisionerin Avramopolus. Dy të parat kanë qenë në relacion me fillimin e bisedimeve Kosovë Serbi ……” tha Gashi.

Këto sqarime, Gashi i bëri pas pyetjes së deputetit Zafir Berisha.

“Cili ka qenë obligimi juaj atje dhe a mundemi me ditë se çka keni bo atje” ishte pyetja e deputetit Berisha.

Pas përgjigjes reagoi deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha, e cila tha se i vjen keq që deputeti Berisha ka pritur deri në raportimin e ministrit për të marrë këtë përgjigje, pasi të njëjtën ka mundur ta marrë nga zvendëskryeministri Fatmir Limaj.

“Po më vjen keq që keni prit deri sot ministrin Gashi me ta dhënë përgjigjen, keni mundur ta merrni nga zvendëskryeministri Limaj”, tha Thaçi-Dragusha, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë:

Të ngjashme