Rrahmani thotë se për dinarin duhet një zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot në “Info Magazine” ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit.

Ai është shprehur se për dinarin duhet një zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën, por as institucionin e Bankës Qendrore.

“Çështja e dinarit në raport me Bankën Qendrore dhe në aspektin politik mendoj që duhet të trajtohet dhe të jetë një zgjidhje e cila nuk e dëmton Kosovën, mirëpo nuk e dëmton as edhe institucionin e Bankës Qendrore dhe e siguron që qarkullimi dhe funksionimi i qarkullimit të mjeteve financiare të jetë korrekt edhe me ligjin”.

“Mirëpo duhet të kemi kujdes që të mos cenohen edhe raportet të cilat i kemi me vendet të cilat kanë ndihmuar që të jemi sot këtu ku jemi”, është shprehur Rrahmani.

Të ngjashme