Besa Gaxherri përplaset keq me Arbërie Nagavcin e VV-së

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit.

Përplasja mes tyre nisi kur Gaxheri u ankua se nuk ka përkthim në seancë.

“Seancë pa përkthim, dikush duhet me jap përgjegjësi…S’ka kufje dhe kjo është papërgjegjësi totale e Kuvendit…Duhet me i plotësu kushtet për me mbajt seancën”, tha Gaxheri ndër tjera, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Nagavci tha se nuk ka informacione që seanca po zhvillohet pa përkthim.

“Ju lus të jemi me kohë në vendet tona, t’i respektojmë masat e IKSHPK-së. Nuk kam informata për përkthimin”, tha Nagavci ndër të tjera.

Më pas Gaxherit iu ndalua fjala dhe deputetja vazhdoi të fliste pa mikrofon.

Nagavci propozoi që Kuvendi të shkojë 10 minuta në pauzë, teksa theksoi se çështja e përkthimit është e njëjtë sikurse në seancat e kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme