Besnik Bislimi thirret në Komisionin për Punë të Jashtme për të raportuar për vizitën në Bruksel

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të mbajë me 5 maj 2021 një mbledhje, ku do t’i ketë në rend të ditës pesë pika të ndryshme.

Pika më e rëndësishme që do të diskutojë ky komisionin është vizita e Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, i cili do të raportoj për vizitën e tij që e pati në Bruksel.

Në këtë takim është paraparë që të miratohet rendi i ditës, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe të ndryshme.

Pikë me rëndësi që pritet të diskutohet brenda këtij komisioni është edhe shqyrtimi i përfundimit nr.08-P-007 lidhur me formimin e grupit të miqësisë.

Të ngjashme