Bislimi: Mjekët largohen edhe nga Gjermania, jo vetëm nga Kosova – Projektligji i ri nuk e bën pagën 6 mijë euro

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ka arsyetuar largimin e mjekëve nga Kosova, duke thënë se largimi i tyre ndodhë edhe në shtete të zhvilluara si Gjermania, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me Projektligjin e ri, pagat e punëtorëve në Shëndetësi nuk do të bëhen 6 mijë euro.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë nga Kosovë dhe do të ikin… A e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por pse mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë”.

“Projektligji i ri nuk ka me bë pagën 6000 euro që me ju thënë mjekëve tash nuk keni nevojë me shku. Kemi trashëguar një gjendje që pagat kanë qenë jashtëzakonisht të padinjitetshme dhe tash po dojmë me i bë të dinjitetshme”, ka thënë Bislimi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj krahas pyetje për ikjen e mjekëve, e pyeti edhe për rritjen e çmimeve.

Po ashtu ajo e vuri në theks edhe mos miratimin e ligjeve brenda afateve të caktuara.

“Agjenda legjislative nuk është ‘orar i autobusëve’, është plan i veprimit. Pa marr parasysh edhe në qoftë se gjysma e ligjeve nuk vijnë është historik. Nuk e pata të qartë cilën pagë minimale do ta rritni 50 për qind dhe për disa të tjerë ndryshe. A nuk është diskriminim”, tha ajo.

E Bislimi tha se projektligji i pagave është në proces të hartimit por që është duke u punuar që të bëhet një nivelizim i duhur. Bislimi, ka thënë se buxheti nuk ua lejon që të bëjnë paga të larta aq sa duan ata.

“Nuk është çështje e vullnetit e dëshirat është çështje e mundësisë. Po e them jemi duke punuar shumë dhe jam i kufizuar me fol për Projektligjin për Paga”, ka thënë ai.

Bislimi duke debatuar me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se nuk mund t jenë pagat e sektorit publik më të larta se ato të sektorit privat pasi nuk ka as bazë shkencore për këtë.

“Ma gjeni një shtet në Bashkimin Evropian ku pagat e sektorit publik janë më të larta se në sektorin pritat, nuk e di sa ka bazament shkencorë kjo”, ka thënë numri dy i qeverisë.

Të ngjashme