Bislimi për emërimet politike: VV-ja i ka ekspertët për çështje, nuk i ka “për m’i shti turshi”

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 16:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke iu kundërpërgjigjur kritikave të shoqërisë civile për emërime politike, ka thënë se edhe në shoqërinë civile duhet të ketë depolitizim, raporton Ekonomia Online.

Sipas Bislimit “emërim politik është emërim kur kriter ka qenë bindja politike jo aftësia”.

Ai ka thënë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka disa ekspertë të çështjeve të caktuara dhe nuk i ka ata “për me i shti turrshi”.

“Unë mendoj që duhet të bëhet depolitizimi i shoqërisë në tërësi, edhe në shoqërinë civile kemi nevojë për depolitizim. Me thanë duhet me bë depolitizim të institucioneve, unë e kam pyetur Szunyog, a mundet me ma definua këtë: ‘A do të thotë depolitizim i institucioneve që institucionet janë të politizume’. Kur kam hyrë unë në zyre kam gjetur institucione të politizume, e tash po kërkoni me i depolitizu”.

“Ne nuk kemi dështuar pse jemi vonuar në të kaluarën por përse kemi emëruar njerëz të gabuar. Nuk ka pasur ndonjë debat të fortë se ka pasur emërime të politizuara. VV-ja i ka disa ekspertë dhe nuk i ka marrë këta ekspertë me i fut në “turshi”, por i ka marrë me i avancu proceset përpara”.

Të ngjashme