Kurti: Kosova s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 11:53 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti, e ka konsideruar absurde kërkesën që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, teksa mungesën e përkrahjes “nga shtetet demokratike” e ka quajtur për keqardhje.

“Kosova po përparon nga vit ne vit ne indeksin e demokracisë, lirive të njeriut… të vlerësuar nga institucione të pavarura ndërkombëtare. Kemi një sistem ligjor të avancuar për komunitete. Pas tërë këtij rrugëtimi në këto javët e fundit u përballëm me një kushte të ri që nuk ka të bëjë më standarde e anëtarësimit. Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Miroslav Lajcak sepse ai është refuzuar me 26 tetor 2023, e dy ditë para kësaj, unë kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut, pra me 24 tetor. Dhe e dyta, Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxjerret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj dhe as sipër saj si një çështje urgjente”.

“Qeveria e Kosovë nuk mund të dërgoj një draft të pa pranuar, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe do të mbete absurde. Tri herë gjatë procesit është tentuar që kjo çështje të bëhet pjesë e votimit. Pengesat për anëtarësim në atë organizatë i mendonim nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovës, por asnjë herë shtete që janë krahë nesh. Qeveri nuk e pranon kushtëzimin për anëtarësim në KiE me asociacioni”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

Të ngjashme