Bora e Thaçit, metaforë apo mesazh për Haradinajn

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kreut të shtetit, Hashim Thaçi, ose dikush ia ka hakuar Facebookun e tij dhe ka shkruar në emër të tij, ose ka dashur që t’i dërgojë edhe njëherë porosi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një metodë tashmë të sofistikuar nga ai, pa përmendur emra.

Është marrë me borën. E i shkurtër ka qenë postimi, që mban inicialet e tij në fund.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, është shkruar në profilin e presidentit Thaçi në Facebook.

Metafora e shkrirjes së borës është përdorur së fundi nga kryeministri Ramush Haradinaj, që e ka shfrytëzuar për të bishtnuar përgjigjes nëse taksa do të hiqet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme