Borrell, kryeministrit Kurti: Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell.

Duke iu falënderuar për letrën që Kryeministri Kurti ia ka dërguar, z.Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër.

Të ngjashme