Buxhetin e vitit 2018, Kurti e quan buxhet të mjerimit

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 14:04 | Nga Albulena Avdiu

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se rishikimi i buxhetit nuk ka shenja se mund të sjellë risi sa i përket zhvillimit.

Sipas tij, ky buxhet e zhyt në varfëri më e thellë klasën e mesme dhe të varfrit.

“Ky është buxhetim i mjerimit financiar dhe politik. I zhyt në varfëri më të thellë klasën e mesme dhe të varfrit. Aty është shtuar numri i kontradiktave, shkarjeve , gabimeve logjike. Ai fillon me një listë të dëshirave për sundimin e ligjit, premton një vetting të ri, shumë me përmbajtjesor se sa i pari. Kur nuk ishte përmbajtjesor i pari, si do të garantohet përmbajtësimi i të dytit”.

Të ngjashme