Çeku: Kurti ka ardhë me i kry punët e vogla, ato të mëdhat u kryen nga burrat që janë në Hagë

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti mendon se gjithçka në Kosovë ka nisur me të. Por, Çeku tha se “punët e mëdha” janë kryer nga udhëheqësit që sot ndodhen në Hagë.

Çeku në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet për të kryer punët e vogla, pasi sipas tij, punët e mëdha janë kryer nga burrat që janë në Hagë.

Kjo garniturë ka ardh në pushtet me i kry punët e vogla, se punët e mëdha janë kry ata burra që janë atje (Hagë) edhe na që jena qitu. Puna u kry, liria u kry, pavarësia, janë kry. Kosova e ka marrë drejtimin strategjik pro perëndimor, pro Natos, këto janë punët e mëdha që janë kry. Ata kanë qenë protagonistë të këtyre punëve të mëdhaja. Punët e mëdhaja janë kry për shtetin tonë. Ka avancime të ndryshme, arritje të shumta… këto nuk janë bërë në dy vitet e fundit, por janë bërë në 20 vitet e fundit, pra që duhet me ditë kush kanë qenë aktorët”, tha Çeku.

Ai po ashtu tha se kryeministri Kurti nuk duhet të mendojë që çdo gjë ka filluar prej tij.

“Në ecje e sipër njerëzit bëjnë gabime, ndodhin defekte, po tash duhet me kqyr një fotografi të madhe, edhe me kon .. në luftë na ushtarakt thojmë ‘ në luftë duhet me qenë mizor, në paqe zemërgjerë’. Kur bohet beteja për pushtet, mizor në kuptimin e kriitkave të ndryshme, por tash në paqe, kur e ke marrë pushtetin, duhet me qenë pak gjeneroz, e zemërgjerë. Duhet me kqyr pak fotografinë e madhe, mos me mendu që çdo gjë ka fillu prej teje. Nëse i ka dikush 10 gabime, po i ka edhe 20 suksese.

“Tash je shef i këtij vendi, kush është ai shqiptar që pajtohet që aktakuza është për ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo çështje duhet me u trajtu mirë, me një ofensivë diplomatike në cdo aspekt. Kështu mbrohet jo Hashimi, Kadria, Jakupi, e Rexha, por lufta jonë”, tha Çeku.

Të ngjashme