Çmohet vepra e Adem Demaçit

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 12:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Abdyl Kadolli nga Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës tha se figura e Adem Demaçit do të mbetet e gjallë përherë.

“Ne sot bëmë homazhe për simbolin e lirisë së Kosovës, një njëri shumë i rrallë i cili e kreu me dinjitet detyrën e vet ndaj atdheut”, tha ai.

Kaqusha Jashari vlerësoi veprën e Adem Demaçit. Derisa tha se ai ka marrë përkrahjen e popullit gjithmonë, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është një ditë e rëndë për neve. Atë çka ka thënë Adem Demaçi mendoj që nuk krahasohet me asgjë. E mira e atij, çka ka bërë ju ka kthy në përkrahjen e popullit. Është ma e vlefshme që të respektojnë njerëzit sesa një pushtet”, tha Jashari.

Profesor Flori Bruqi  tha se Demaçi është figura kryesore e bashkimit kombëtar.

“Adem Demaçi ka qenë këshillë për bashkimin kombëtar  të Shqipërisë etnike. Ka qenë edhe kryetari imi në lidhjen e shkrimtare prandaj jemi të mërzitur për vdekjen e tij. Ai është hero i luftës paqes dhe demokracisë. Ai do të jetë në zemrat tona”, tha Bruqi.

Gazetari Nuhi Bytyqi  ndau për Ekonomia Online disa nga kujtimet me veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, raporton EO.

“Me Bacin Adem u njohëm pas daljes nga burgu, por për veprën e tij kam dëgjuar si i ri..kujtoj momentin kur e kam intervistuar për herë të parë pas daljes nga burgu.

“Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, arriti që zërin e tij ta përçojë në instanca më të larta dhe kështu arriti të afirmojë luftën e drejtë të popullit tonë. Baca Adem ka lënë shumë vepra, kështu që duhet të jetë frymëzim për të gjithë qytetarët.

Musa Limani, veprimtar i çështjes kombëtare, tha se kombi ka humbur figurën më të shquar të tij.

“Fjalori i Gjuhës Shqipe është shumë i varfër për të gjetur fjalë për të treguar se kush ka qenë Baca Adem. Do të jetë shembull për të gjitha gjeneratat e ardhshme se si një person, një aktual duhet ta mbroj interesin kombëtar edhe në kohëra shumë të vështira . Nuk është burrë ai që ngreh gishtin e krimit, por është burrë ai që zgjat dorën e pajtimit. Kombi humbi një person ndoshta, i cili mund të lind pas 50 viteve apo 100 viteve”, tha Limani.

Të ngjashme