Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i ri i PSD-së

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 13:40 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate. PSD-ja mbajti zgjedhjet e reja të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Shpend Ahmetit, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50.

Në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit. I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së.

Pas përfundimit të Kuvendit para medieve foli zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi e cila tha se u propozuan 5 kandidatë por që vetëm Dardan Molliqaj  e pranoi.

“PSD ka mbajtur mbledhjen e kryesisë në të cilën u shpallën zgjedhjet e reja. Tani u zgjidh këshilli i ri drejtues. 83.6% dhe me votë të fshehur demokratike u zgjodhë Kryetari i ri Dardan Molliqaj. 5 prej kandidatëve vetëm një pranoi propozimin për kandidim, njoftoi ajo.

Ndryshe 227 delegatë, 83% votuan pro dhe 17% kundër dhe abstenim.

Dy prej kandidatëve të cilët nuk e pranuan postin për kryetar ishin Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, derisa emrat e tjerë dhe detaje tjera priten të publikohen nga vet partia në fjale.

Të ngjashme