Dardan Sejdiu: Nga 1 shkurt familjet kosovare do ta paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka nxjerr disa informata lidhur me Miami Dade County – Bashki kjo në shtetin e Floridas të SHBA-së. Sipas Sejdiut, familjet në Kosovë do të paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë.

Përmes këtij shkrimi, Sejdiu ka ironizuar me qeverinë e Kosovës. Kjo për shkak se qeverisa së fundmi ka miratuar propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimeve të rrymës, e gjithashtu ka miratuar masa të reja kufizuese kundër Covid-19.

Sejdiu ka njoftuar se në këtë bbashki të Floridas, çmimi i rrymës për kWh kushton 11.8 cent.

Gjithashtu, kjo bashki nuk ka asnjë pikë restriktive nga qershori i 2021. Tutje, Sejdiu tha se kjo bashki ka 82% të popullatës të vaksinuar.

POSTIMI I PLOTË:

Qe nje informate:

Miami Dade County eshte nje bashki ne shtetin e Floridas ne SHBA 🇺🇸;

Miami Dade County ka 2,7 milion banore;

Miami Dade County ka cmimin per kwh 11.8 cent (lexo: njembedhjete pike tete cent);

Miami Dade County ka 82% te popullates te vaksinuar;

Miami Dade County nuk ka asnje mase restriktive prej Qershorit 2021;

Miami Dade County ka BPV per koke banori reth €47,000.

Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 kwh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria).

Naten e mire per sonte dhe vikend te kendshem me nje foto nga nje bar restaurant ne Miami Dade County. 💙

Të ngjashme