Daut Haradinaj i përgjigjet Rexhep Selimit: Ti a fole në emër të Albin Kurtit apo të Isa Mustafës?

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur Rexhep Selimit  pasi ai e pyeti opozitën se qëndrimin e cilës parti duhet ta marrin parasysh rreth taksës, shkruan Ekonomia Online.

 “Rexhep Selimi, a fole në emër të Isa Mustafës, të Albin Kurtit, apo në emrin tënd?  A ka me qenë në vendimmarrje Borreli apo Grenelli. Ju keni probleme , që pasojat e juve do t’i bartmi edhe ne”. Ka pyetur Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij Selimi i pyeti deputetët opozitarë se cilin qëndrim duhet ta marrin parasysh.

“Atyre ua shtroj një pyetje, qëndrimin e cilit lider tuaj do ta merrni parasysh sot, të AAK-së që kërkon mos heqjen e taksës apo të liderit të PDK-së dhe të presidentit të tyre për heqje të taksës, ne i dimë qëndrimet e tona por opozita nuk po i dinë”.

Të ngjashme