Daut Haradinaj nga seanca i uron Donika Kadaj-Bujupit rikthimin në AAK

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 17:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj, i ka uruar Donika Kadaj-Bujupit rikthkimin në AAK, partinë e saj të dikurshme, raporton Ekonomia Online.

Lajmin për rikthimin e saj në AAK e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është edhe kryetar i kësaj partie.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, dhe kishte qenë dhe kryetare e Forumit të Gruas në këtë parti. Por, në prill të 2016-ës ajo ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar VV-së.

Të ngjashme