Delawie dhe Mustafa hyjnë në Kuvend, takohen me deputetët e LDK-së

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 10:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori Delawie së bashku me kryeministrin Isa Mustafa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës ku do të zhvillojnë një takim me Grupin Parlamentar të LDK-së.

Ekonomia Online mëson se në takim është edhe shefja e BE-së Natalya Apostolova.

Takimi është paralajmëruar që dje, ku si synim ka konsultimin me deputetët e LDK-së, që të kuptohet arsye e mos votimit të demarkacionit.

Delawie në Qeveri, pritet të takohet me Grupin Parlamentar të LDK-së

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka mbërritur në  Qeverinë e Kosovës,  ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrit Mustafa.

Pas takimit me Mustafën, Delawie pritet të takojë Grupin parlamentar të LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e LDK-së kanë hyrë në objektin e Kuvendit, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda.

Në këtë takim do të diskutohet për demarkacionin.

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme