Delawie reagon për turqit e arrestuar: Transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 13:02 | Nga

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq. Delawie në rrjetin social Twitter ka shkruar se është duke i përcjell ngjarjet e fundit.

Ka shkruar se transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike për Kosovën.

“Duke i përjcellur nga afër ngjarjet e djeshme. Transparenca dhe angazhimi për një process të rregull,t dhe sundim të ligjit janë jetike”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe, sot para qeverisë janë duke protestuar familjarët e shtetasve turq.

Pikërisht për këtë çështje, Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e AKI-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme