Deliu-Kodra: Raporti i Parlamentit Evropian sulmon shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu është shprehur se raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim diskreditimin e institucioneve të Kosovës dhe kompromentimin e politikës amerikane në rajon.

Ajo ka thënë se raporte anuese në shërbim të një subjekti të caktuar politik duhet të shërbejnë si alarm vetëdijësimi për gjithë shoqërinë.

“Raportet anuese në shërbim të një subjekti të caktuar politik, i cili ushtron politika konfliktuoze me të gjitha administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian, të cilët mbajnë qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështesin politikat që mëtojnë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës duhet të shërbejnë si alarm vetëdijësimi për gjithë shoqërinë”, ka thënë ajo.

Ky është postimi i saj i plotë:

Raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim të diskreditimit të institucioneve demokratike të Kosovës dhe komprometimit të politikës amerikane në Kosovë dhe rajon duke konspiruar situata të paqena nëpërmjet metodës së njohur ruse të përhapjes së dezinformatave.

Raportet anuese në shërbim të një subjekti të caktuar politik, i cili ushtron politika konfliktuoze me të gjitha administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian, të cilët mbajnë qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështesin politikat që mëtojnë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës duhet të shërbejnë si alarm vetëdijësimi për gjithë shoqërinë.

Raporti sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës duke aluduar në paaftësinë tonë për të zgjedhur institucione demokratike, në mënyrë demokratike.

Prandaj, Raporti është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me sqarimin e ndonjë situate rivaliteti të brendshëm politik në Kosovë.

Të ngjashme