Deliu: Kosova ka shënuar rezultate të mira në drejtim të luftimit të krimit dhe korrupsionit

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 12:42 | Nga

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, tha të hënën se në muajin qershor pritet të nxirret një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Deliu duke komentuar vizitën e fundit të komisionit faktmbledhës të BE-së në Kosovë, ajo tha se ky delegacion është informuar për të dhënat e fundit në luftimin e krimit dhe korrupsionit si një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, Kosova ka shënuar rezultate të mira sa i përket pakos ligjore që lidhen konkretisht me forcimin e rendit dhe ligjit.

“Besoj se ky delegacion me të dhënat që ka marrë në Prishtinë në qershor do të arrijë të nxjerrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo për RTK-në.

Deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra tha se luftimi i krimit të Korrupsionit jo vetëm që është një kriter që duhet përmbushë Kosova, por që  forcon rrugën e Kosovës jo vetëm në integrime evropiane por edhe në mekanizma të ndryshëm rajonal.

Ajo tha se nëse këtë vit nuk ndodhë liberalizimi i vizave kjo do të ishte shumë dekurajuese për qytetarët e vendit, derisa shfaqi shpresën se në muajin qershor do të nxirret një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për shkak siç tha Deliu, të rezultateve që kanë shënuar institucionet e shtetit në drejtim të luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Të ngjashme