Deputeti Berisha i reagon Tomë Gashit: Veprim qyqar, racist dhe i ligë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar në lidhje me veprimin e avokatit Tom Gashi ndaj një lypsari.

Avokati i njohur është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes, derisa po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Berisha ka thënë se ato veprime të Gashit janë qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Ai madje iu ka drejtuar Gashit si aktivist i Vetëvendosjes duke i thënë “mos u anko në pushtet, sepse tani pushteti jeni ju”

Më poshtë reagimi i deputetit:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!

Të ngjashme