Deputeti i AAK-së niset për në Hagë

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe njëherit deputeti i AAK-së Blerim Kuçi para pak minutash është nisur për në Gjykatën Speciale.

Si shenjë e përkrahjes ndajë tij, Kuqi është përcjellur nga aeroporti i Prishtinës nga ish-ushtarët e tij si dhe personalitete të njohura e familjarë të shumtë.

Kuqi do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë për pjesëmarrjen e tij në luftë dhe për vendimin e Gjykatës Ushtarake, e cila kishte vendosur që ta ekzekutonte për shkak të dezertimit në luftë.

Në Kosovë për këtë lëndë, ai ishte mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Deri tani vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike. /Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme