Deputeti i LDK-së i reagon Apostolovës: Shembullin e Veselit mos na e ofro neve, prezantoje në Bullgari

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, i ka reaguar Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka duartrokitur veprimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për shkarkimin e njerëzve të partisë së tij të përfshirë nën akuza.

Përmes një shkrimi në Facebook, derisa Apostolova ka kërkuar që këtë shembull ta ndjekin edhe shefat e partive tjera politike, Avdyli ka pyetur Apostoloven se pse duhet ndjekur shembull dikush që për 11 vite ka zhvatur me pushtetin.

“Shembullin e PDK-së mos na e ofro neve, por që të pëlqen aq shumë prezantoje tek partitë e juaja në Bullgari” iu është kundërpërgjigjur deputeti Avdyli, ambasadorës Apostolova, përcjell Kosova Post.

Postimi i plotë:

Ambasadorja Apostolova paska shkretu duke thënë që partitë tjera duhet ndjekur shembullin e PDK-së. Cilin shembull zonja Ambasadore, 11 vjet vjedh, blej, privatizo, korrupto, kërko haraq, merr fajde.

Cilin shembull ambasadore , 11 vjet blej e manipulo zgjedhje, 11 vjet vendos njerzë të korruptuar nëpër institucione nga drejtesia, arsimi e çdo segment të shtetit. 11 vjet keqqeverisje e zhvatje të shtetit dhe në fund hajde ti largojmë ata që u nxunë me pelë për dore.

Ata po largohen jo pse keqpërdoren pushtetin, por pse u zunë e dolën në publik. Çfarë shembulli ka dhënë PDK që duhet me ndjek, atë që të gjithë kryetarët e komunave ishin me aktakuza e qeverisën në mandate të plota, apo ata ministra që për 10 vjet udheheqen ministritë herë nga gjyqet e herë nga zyret.

Cilin shembull zonja ambasadore po kerkon me ndjek ne, at të privatizimeve korruptive të tokave apo të fabrikave. Ku ishe zonja ambasadore deri tash, që zëri stu degjua për katrahurën ekonomike e politike që në masë të madhe PDK është pergjegjëse.

Shembullin e udheheqjes së PDK mos na ofro neve , por që të pëlqen prezentoje si shembull për partitë tuaja në Bullgari. Shame on you Mrs Ambasador.

Të ngjashme