Deputeti i VV-së e quan “kapje të shtetit” rizgjedhjen e Rrahman Jasharajt në krye të SBASHK-ut

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e quan ‘kapje të shtetit’ rizgjedhjen për herë të tretë të Rrahman Jasharajt si kryetar i SBASHK-ut.

Ai përmes një postimi në facebook, [si duket për ta larguar paksa mendjen nga punësimet e VV’së në KEK] ka thënë se rizgjedhja e Rrahman Jasharajt si kryetar i SBAShK-ut për të tretën here, tregohet se “ende është i kapur shteti i Kosovës”.

“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës”, shkroi Rrustemi i VV-së.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse,që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit , shkencës dhe kulturës me anëtarësim vullnetar, shkruan Periskopi.

Të ngjashme