Deputeti Labinot Tahiri dorëzon pasaportën diplomatike

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti dhe këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri, e ka dorëzuar sot pasaportën diplomatike ashtu siç edhe kishte premtuar në shenje revolte për mosliberalizimin e vizave.

Ai pasaportën e ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një shkrimi në Facebook:

Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë!

I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës përshkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi!

Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës.

Zoti e bekoftë popullin tonë!

Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme