Deputetja e PDK-së: U konfirmuan nga Auditori pretendimet tona për korrupsion

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 10:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Zyra e Auditorit ka konfirmuar pretendimet e kësaj partie për korrupsionin në institucione, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së ka ftuar Prokurorinë t’i hetojë këto afera korruptive, sidomos në Ministrinë e Liburn Aliut.

“Në emër të PDK-së do të ngre shqetësimin për auditorin, i cili për 3 muaj pas pretendimeve tona për korrupsion u konfirmuan nga zyra e auditimit. Janë gjetur mangësi të mëdha për tender. Tejkalim i pagesave për kontrata publike. Auditori i brendshëm i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës ta anulojë tenderin për autostrada të Kosovës. Mediat kanë nxjerrë përgjime për aferë korruptive në ministrinë e infrastrukturës për rrugën Dollc-Gjakovë. Edhe pagesat për shpronësime, auditori ka gjetur disa shkelje. PDK fton Prokurorinë të veprojë dhe t’i hetojë këto afera në këtë ministri”, tha ajo.

Të ngjashme