Dështon mbledhja e komisionit për Legjislacion, përplasen Haxhiu me Sherifin

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:28 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë nuk ka mbajtur mbledhjen e paraparë për sot, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e pikave aty u dha propozim nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që të diskutohet për buxhetin e Kosovës.

Ky propozim nuk u përkrahë nga grupi i Vetëvendosjes dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së Korab Sejdiu.

Ky kundërshti nuk i pëlqeu deputetit të Nismës, Bilall Sherifit, i cili tha se kjo pjesë e të pakënaqurve nuk duan ta fusin diskutimin për buxhet në rend dite.

“Ajo që duhet të bëhet sot është të shkohet në rend dite dhe të votojmë për apo kundër ju jeni kundër për arsye të juaja por nuk është e rrugës që komisioni për legjislacion të mos ketë mendim për ligjin për buxhet për këtë vit”.

Ndërsa kryesuesja e këtij komisioni Albulena Haxhiu tha se ky është një qëndrim i opozitës dhe nuk ka nevojë për shqetësime.

“Kemi një opozitë në Kuvendin e Kosovës që refuzon këtë buxhet sepse mendon që është në përputhje me interesa individuale. Ky është një qëndrim politik i opozitës prandaj nuk ka nevojë për shqetësime”.

Kurse Sherifi ia ktheu Haxhiut duke i thënë se ajo po bën propagandë me çështjen e diskutimit të buxhetit.

“Ti po ki qef me bë propagandë t’i thuash të gjitha gjërat për buxhetin, por nuk dëshiron ta futësh në rend dite. Deri tani asgjë përtej aspektit personal nuk fola”.

“Përderisa ju nuk po doni të merrni pjesë në çështjen e buxhetit ju nuk po ndaleni tek procedurat, por tek përmbajtja e këtij ligji. Askush nuk ua mohon të drejtën për të mos marr pjesë në votim”.

Haxhiu pas replikës së Sherifit i tha këtij të fundit që ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ndoshta shkojmë në zgjedhje ku e di”, tha Haxhiu.

Këto ishin pikat e rendit të ditës të cilat nuk arritën të shqyrtohen:

1. Miratimi i rendit te ditës;

2. Raporti i punës së Komisionit për vitin 2018;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2019;

4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-140 për ekzekutimin e sanksioneve penale;

5. Formimi i grupit punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit;

6. Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-091 për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës;

7. Shqyrtimi i ankesës për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë;

8. Shqyrtimi i shkresave të Federatës Sindikale të Admnistratës Publike të Kosovës me emërtimin SPAK;

9. Shqyrtimi i kërkesës lidhur me kallëzimin penal të ushtruar me 18.10.2017;

10. Shqyrtimi i shkresës për përkujdesjen e pastërtisë së figurës së personit gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në vende pune me autorizmime shtetërore;

11. Shqyrtimi i shkresës së Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës së Kosovës;

12. Të ndryshme.

Të ngjashme