Doarsa Kicën e patëm identifikuar si person inteligjent, udha e mbarë i qoftë!

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, e cila sot ka marrë pjesë në Kuvendin Konstituues të kësaj partie në Podujevë, ka folur për herë të parë pas largimit të deputetes Doarsa Kica

Gërvalla ka thënë se ajo dhe Vjosa Osmani e kishin identifikuar Doarsa Kica-Xhelilin si person inteligjent. Por pas largimit të saj thotë “ura e mbarë i qoftë”.

Gërvalla ka thënë se Doarsa Kica është një deputete e cila ka marrë votat në kuadër të Listës Guxo.

Sipas saj, nuk mjafton vetëm inteligjenca, nuk mjafton vetëm ambicia, por duhet edhe qëndrueshmëria.

“Doarsa Kica është një deputete e cila ka marrë votat në kuadër të Listës Guxo. Është shumë e vërtetë që si Presidentja Osmani, ashtu edhe unë personalisht deputeten Doarsa Kica e kemi identifikuar si një person inteligjent. Në bazë të deklaratave të saj në të kaluarën Doarsa Kica kishte lënë të nënkuptonte që ajo çfarë ajo kërkon në politikë përputhet me atë çfarë mund të ofrojë Lista jonë. Zonja Kica është e rritur, është nënë. Duhet të dijë vet vendimet që i merr. Unë një gjë mund të them, e tha edhe kryetari i sapo zgjedhur i Listës Guxo në Llap, e ardhmja u takon atyre që guxojnë. Nuk mjafton vetëm inteligjenca, nuk mjafton vetëm ambicia, por duhet edhe qëndrueshmëria. Presidentja Osmani ka treguar deri sot ndoshta më qartë se gjithkush tjetër në Kosovë, që nuk mjafton vetëm të duash, por duhet edhe të tregosh që qëndron besnik të gjitha premtimeve dhe qëndrimeve të tua, parimeve të tua. Nëse zonja Kica mendon se diku tjetër e gjen më mirë, unë i uroj punë të mbarë dhe udhë të mbarë, por unë shumë besoj që partia Guxo jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen me opsionin e saj, me ofertën e saj politike do të arrijë të bashkoj shumë të rinj, shumë të reja, shumë profesionistë të fushave të ndryshme dhe do të dëshmojë që kthesa e vërtetë në Kosovë, ndodh me partinë Guxo”, ka thënë zonja Gërvalla për Raporto24

“Një gjë duhet ta kemi të qartë në të ardhmen e afërt nuk pritet që të ketë më shumë se dy konstelacione politike në Kosovë, në njërën anë janë dy partitë e opozitës PDK dhe LDK, të cilat e dijnë se pa njëra-tjetrën për një kohë të gjatë nuk do të mund të vijnë në pushtet, dhe fatkeqësisht e them si një person që për një kohë të gjatë ka vepruar në LDK, që më shumë i është afruar Lidhja Demokratike e Kosovës, është bërë më shumë siç ka qenë PDK-ja në të kaluarën e identifikuar se ca që të ketë mundur ta marrë PDK-në në një rrugë pozitive. Pra, LDK, PDK pa njëra-tjetrën nuk do të mund të vijnë në pushtet për një kohë të gjatë, dhe në anën tjetër do të kemi bllokun Vetëvendosje-Guxo, i cili, hap pas hapi po tregojnë që ofrojnë alternativa të jashtëzakonshme jo vetëm në luftimin e korrupsionit dhe të krimit, jo vetëm në c’kapjen e shtetit, por edhe në një zhvillim ekonomik të paparë deri sot në Kosovë”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme