Drejtori i VV-së në Podujevë i reagon Gërvallës: Ne kemi luftuar për lirinë tonë

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunen e Podujevës, Pajtim Balaj, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas kundër reagimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, për deklaratat e saj kontraverze lidhur me Gjykatën Speciale.

Balaj, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, thotë se nuk ka parë kryediplomat serb a kroat që kërkon zbardhjen e krimeve të kryera në luftërat e shteteve respektive pa dallim kombësie.

“Nuk ke shans ta dëgjosh një ministër të jashtëm serb a kroat, tek flet për zbardhjen e të gjitha krimeve “pa dallim kombësie””, thuhet në reagimin e tij.

“Ne kemi qenë në vendin tonë dhe kemi luftuar për lirinë tonë kundër një pushtuesi fashist. Me së paku neve na takon me folë për krimet “pa dallim kombësie””, përfundon ai.

Të ngjashme