Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Gani Dreshaj hoqi dorë nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut, njofton Klan Kosova.tv.

Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

Më herët Dreshaj ka bërë thirrje që qytetarët të mos krijojnë incidente në tubimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme