Edhe Fitore Pacolli kandidate për deputete

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 19:01 | Nga

Shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli, pritet që të largohet nga kjo pozitë. Kjo për faktin se ajo do të jetë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po, është e vërtetë. Do të kandidojë për deputete të Kuvendit të Kosovës”, ka konfirmuar Pacolli, për Telegrafin.

Partitë politike kanë kohë deri nesër në mesnatë t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme