Edhe Konjufca ndanë gjysmën e pagës së tij për ta luftuar Coronavirusin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se do ta ndajë gjysmën e pagës së tij për ta luftuar pandeminë Covid-19.

“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti, kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”, njoftoi Konjufca.

“Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”, përfundon ai.

Të ngjashme