Ekrem Hyseni drejton mbledhjen e parë të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Podujevën, Ekrem Hyseni, ka drejtuar sot mbledhjen e parë me kryesinë e degës së partisë në këtë komunë.

Në këtë mbledhje të rregullt u diskutua rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“Në takim u vendos që ditëve në vijim, kandidati për kryetar, së bashku me kryesinë e degës do të zhvillojnë takime të ndara me kryetarët e nëndegëve, kryesitë e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, në favor të mobilizimit të strukturave dhe anëtarësisë për zgjedhjet e tetorit” thuhet në kumtesën e Degës së LDK-së në Podujevë.

Tutje thuhet se kandidati për kryetar, së bashku me strukturat e LDK-Podujevë do të fillojnë angazhimet për formësimin e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, e cila sipas tyre do të jetë listë fituese dhe që siguron përfaqësim dinjitoz të qytetarëve llapjanë në Kuvendin e Komunës.

Të ngjashme