Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka shkuar në Veri, saktësisht në Zveçan dhe Zubin Potok.
Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi vizituan zyrën e gjendjes civile, kurse në Zubin Potok shkuan në shkollën në fshatin Çabër.
“Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, ka shkruar Krasniqi.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Felbertkrasniqimapl%2Fposts%2Fpfbid0xobmxGG4sv2iQrx2eW2GC3kRThfReLE2jVdA96P8jiMvVe7t2dgAoDNbxFAmU1uRl&show_text=true&width=500