Elmi Reçica falënderon diasporën për organizimin e fuqishëm në përkrahje të PDK-së

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Në një deklaratë të Elmi Reçicës, përgjegjësit të Departamentit të Diasporës në PDK, rreth procesit zgjedhor në diasporë, ka theksuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i PDK-së në Diasporë është frikë për të tjerët e këtë frikë e panik po tentojnë ta mbulojnë duke vonuar certifikimin.

Z. Reçica ka deklaruar në rrjetin social se pret që të publikohet fletëvotimi dhe të fillojë votimi përmes postës brenda afateve të caktuara.

PDK do të dal e para në diasporë sepse lidhja me Diasporën daton që nga kohërat e organizimit të lëvizjeve ilegale kombëtare dhe organizimeve të tjera në shërbim të realizimit të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës si dhe vazhdon në ditët e sotme me të rinjtë që studiojnë e jetojnë jashtë Kosovës, ka shkruar ai në fb.

Postimi i plotë i Elmi Reçicës në fb:

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekipit të diasporës në Kosovë dhe mijëra anëtarëve të strukturave të PDK-së në Diasporë për të mobilizuar mbështetësit tanë dhe diasporën që përherë ka kontribuar për Kosovën, pres që sot të certifikohet lista votuese për Diasporën.

Ashtu siç është e paraparë në datat e publikuara nga ana e KQZ-së, presim që sot të fillojë votimi përmes postës për diasporën dhe të mos pengohet ky proces. Çdo pengesë dhe vonim eventual i certifikimit të listës së bashkëatdhetarëve që kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës është tendencë për t’i mohuar të drejtat politike dhe civile, të drejtën e votës Diasporës.

Mobilizimi i jashtëzakonshëm i PDK-së në Diasporë është frikë për të tjerët, e këtë frikë e panik po tentojnë t’a mbulojnë duke vonuar certifikimin. Andaj pres që të publikohet fletëvotimi dhe të fillojë votimi përmes postës brenda afateve të caktuara. PDK do të dal e para në diasporë sepse lidhja me Diasporën daton që nga kohërat e organizimit të lëvizjeve ilegale kombëtare dhe organizimeve të tjera në shërbim të realizimit të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës si dhe vazhdon në ditët e sotme me të rinjtë që studiojnë e jetojnë jashtë Kosovës.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme