Elshani i PDK-së kundër që përfaqësuesit politikë në KQZ të marrin shtesa për zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari më i ri i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka votuar kundër propozimit të kolegëve të tij për të ngritur shtesat dhe privilegjet e tjera.

Elshani ka thënë se është e pakuptimtë të rriten pagat dhe privilegjet e përfaqësuese politikë në KQZ, ndërkohë që ky institucion ka më shumë nevoja të tjera.

Propozimi i hedhur në votim u votua nga të gjithë anëtarët e partive tjera si Lëvizja Vetëvendosje, LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet.

Ja sa planifikohet të kushtojnë zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Sipas këtij planifikimi, këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 491 mijë e 517 euro.

Ky buxhet është planifikuar duke paraparë edhe mundësinë që të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Çështja e planifikimit të buxhetit nuk ka kaluar pa debate. Ka qenë anëtari i ri i PDK-së, Arianit Elshani, i cili ka sfiduar kolegët e tij anëtarë duke propozuar që shtesat për orarin e zgjatur të punës t’i takojnë vetëm punëtorëve të këtij institucioni, por jo edhe përfaqësuesve politik. Ky propozim nuk u mbështet nga të gjithë.

Të ngjashme