Erdoganit i shkon përgjigjja e Haradinajt, lajmi përkthehet nga mediat turke

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:17 | Nga

Debati mes presidentit të Turqisë, Erdoganit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj po merr vëmendjen e mediave botërore, ndërsa mediat turke janë përkujdesur të transmetojnë mesazhin që Haradinaj dje ia dërgoi Erdoganit nga Prishtina.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan – pasi Kosova ia dorëzoi gjashtë gylenistë, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif – ka falëndëruar përzemërsisht presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se kryeministrit Ramush Haradinaj duhet t’i vijë turp që shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për shkak të deportimit të gylenistëve.

Haradinaj vendosi që pas dy ditëve, në një organizim për Skënderbeun, ta çonte mesazhin e tij të Erdoganit. Presidentit turk i tha se Kosova i kryen vetë punët e saj, pa intereferimin e Turqisë.

“Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15-të për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars”, shkruan versioni anglisht i medias turke, Hurriyet, transmeton Express.

Ndërsa për kritikat e Erdoganit dhe reagimin e Haradinajt i kanë transmetuar edhe medie të fuqishme botërore. Washington Post përcjellë po ashtu mesazhin e Haradinajt nga evenimenti për nder të 550-vjetorit të heroit Skenderbeut.

Të ngjashme