Familjari i ministrit Mehaj emërohet në bord të “Trainkos-it”

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Astrit Mehaj është emëruar anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, i cili është familjar i afërt i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Astrit Mehaj i afërm i ministrit, Armend Mehaj, aktualisht punon në një kompani private të sigurimeve.

Nuk dihet deri më tani përvoja e tij menaxheriale, por ajo që dihet është se ai ka lidhje familjare me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdimisht është ankuar për punësimet nepotiste të së kaluarës nga partitë politike, tashmë kohë pas kohe po e dëshmon të kundërtën.

Përveç punësimeve familjare dhe të militantëve, tashmë pushteti po ndërhyn edhe në ndërmarrjet publike. Rrjedhimisht, nga çkapja e ndërmarrjeve shtetërore – premtim i Albin Kurtit – është shndërruar në kapjen e tyre.

Megjithatë, në mbledhjen e së mërkurës të ekzekutivit, Kurti bëri të ditur se mandati i të punësuarve në Bordin e Ndërmarrjes “Trainkos”  do të zgjasë 3 vite.

Vendimi i sotëm u miratua me unanimitet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Të ngjashme