Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur e nervozuar me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, pak orë pasi asaj iu ripostua një deklaratë që kishte dhënë një vit më parë për ndaljen e rrymës dhe ngrohjes duke u shprehur se “nuk ka intereson neve nëse ka prishje”.
Një vit më vonë, kur partia e saj ndodhet në pushtet dhe vendi po paralajmërohet të ketë krizë të energjisë elektrike, Pacolli thotë se “s’ka rrymë sepse e kanë shitë dhe e kanë vjedhë”.
“20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë”, është shprehur ajo.
POSTIMI I PLOTË:
20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë.
Për mos me ardh në këtë ditë është dasht me punu me mish e me shpirt për këtë vend e jo me e vjedh e milionat e tyre me i mbajt offshore.
Të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot.
S’ka rrymë, sepse e kanë shitë dhe e kanë vjedhë. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të.
S’ka rrymë, sepse ish pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë hangër deri në palcë këtë vend.