“Fizioterapisti me doktoraturë propozoi tërheqjen e trustit” – Kurti ironizon keq me Bekim Haxhiun

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.

Kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar iniciuesit të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiut, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti, ka thënë se nuk e ka ditur që propozuesi i këtij projektligji është fizioterapisti me doktoraturë.

“Unë nuk e kam ditur nuk kam qenë i njoftum që nismëtari është doktor shkence nuk kam qenë i njoftuar. Pra ka PHD nismëtari i kësaj iniciative ka doktoraturë. Dhe unë besoj që kjo nismë ka ardhë sepse nismëtari ka doktoraturë. Po mos të kishte doktoraturë. nuk do ta bënte këtë nismë. Nevojitet doktoratura PHD, për një fizioterapoistë që të propozoj diçka kaq të madhe në ekonomi. Nuk ka shpjegim tjetër, vetëm një doktoraturë në fizioterapi ta sjell vetëbesimin e nevojshëm që të bësh këso propozime në ekonomi e në financa të vendit”, tha Kurti.

Kurti tha se do ta dëgjoj deputetin Haxhiu me respekt në seancë kur të flet për nismën për masazh.

“Do të vij në seancë me respektin më të madh do t’ju dëgjoj kur ju ta merrni projektligjin e nismës për masazh. Ama projektligjin për Trust s’ka kuptim kjo punë”, tha ai.

Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.

“Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.

Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.

Të ngjashme