“FSK-ja është e gatshme të shkojë në Australi për të ndihmuar”

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Rrahman Rama, komandant i FSK-së ka folur për letrën që dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dërguar te guvernatori dhe kryeministri i Australisë, ku ju ka ofruar ndihmën e FSK-së për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Komandanti i FSK-së, ka thënë në të se janë konsultuar me presidentin dhe i kanë ofruar mundësitë dhe kapacitet që kanë. Ai shton se janë të gatshëm të intervenojnë në rast se ka kërkesë.

“Patjetër se presidenti është komandant suprem, ne jemi konsultu dhe i kemi ofru mundësitë dhe kapacitet tona, kurdo që ata kanë nevojë, edhe në bazë të kërkesës së tyre ne do të jemi të gatshëm. Me këto kapacitet që i kemi i kemi dështu disa herë, ne vetëm i kemi mirë mbajtë dhe i kemi trajnu, nuk kemi asnjë pengesë në kuptimin ligjor që trupat tanë të lëvizin në shtetin e Australisë. Ne jemi të gatshëm me këto kapacitete që i kemi nuk e kemi asnjë problem që t’i dorëzojmë kapacitetet tona”, shton ai, teksa shpjegon se për të ndihmuar Australinë kanë njësitin e zjarrfikësve dhe kërkim shpëtimit”, ka thënë Rama.

Rama ka folur edhe për ndihmën e FSK-së pas tërmetit në Shqipëri. Ai shton se masat i kanë marrë në bazë të nevojave.

“Ne i kemi kry detyrat e tona obligimet kushtetuese, me të marrë informacion ne i kemi marrë hapat tonë, dhe me të marrë informacionin ne i kemi mobilizuar forcat tona njësitet e specializuara dhe e kemi kryer një obligim dhe një detyrë që e kemi. Cilat kanë qenë nevojat pas tërmetit në fatkeqësinë që kanë ndodhë ne i kemi marrë masat”, ka thënë i njëjti.

Të ngjashme