Gashi: I kemi më shumë se 61 vota për Qeverinë e re, seanca të shtunën në ora 13:00

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 16:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi  ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e  qeverisë së re të Kosovës, për të shtunën në ora 13:00, raporton Ekonomia Online.

“Para orës 16 në emër të LDK kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në ora 13”, tha Gashi.

Ai nuk ka komentuar se kush do të jenë ministrat e LDK-së duke thënë se kjo është çështje e kandidatit Avdullah Hoti.

“Përt këto cështje përgjigjet z. Hoti unë dola të ju njoftojë për kërkesën e jashtëzakonshme për seancë”, tha ai.

Ai ka thënë se i kanë më shumë se 61 vota për qeevrinë e re por kërkesa është dorëzuar me 61 nënshkrime.

Gashi është pyetur edhe për mundësinë e rezistimi nga ana e VV-së. Ai ka thënë se i takon Kuvendit të zgjedhë qeverinë.

“Nëse dikush don me dalë  kundër veprimeve të kuvendit është çështje e tyre, ne e kemi një kërkesë, kuvendi nënkupton popullin sepse anë të zgjedhurit e popullit që përfaqësohen”, shtoi ai.

Të ngjashme