Gaxherri: Kurti po sillet si arrogant, nuk marrim pjesë në dialog

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, Gaxherri thotë se Lidhja Demokratike pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga kryeministri Kurti në tavolinën e dialogut. Derisa thekson, se Kosova nuk duhet të ik nga kjo e fundit.

“LDK, pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga institucionet e saja në këtë rast nga Kryeministri Kurti. Dialogu me Serbinë nuk është proces i lehtë, bazuar në sjelljen jokonstruktive të Serbisë, por Kosova me asnjë kusht nuk duhet të ik nga tavolina e dialogut, duke respektuar kushtetuten e Republikës së Kosovës, sovranitetin, integritetin teritorial të Kosovës”, thotë Gaxherri.

Gaxherri e sheh teje shqetesuese faktin që, sipas saj, Kurti nuk ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun.

Tutje Gaxherri për Gazeta Blic  konfirmon  se, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e dialogut.

“Është shqetësuese që kryeministri aktual, flet dhe sjellet me arrogancën e numrave, fuqisë elektorale dhe partive opozitare, shoqërisë civile si dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi, nuk ju ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun, ne së paku nuk e kemi dëgjuar ende Kurtin për platformën që ka ai për dialogun. LDK, nuk do jetë pjesë e dialogut, por do jetë monitoruese dhe gardiane e pakompromis në lidhje me këtë temë përmes kuvendit të Kosoves”, thotë ajo për Gazeta Blic.

Ndryshe, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës në një pronocim për “Gazeta Blic” tha se nga Qeveria e re e Kosovës pritet të ketë transparencë, informacion, gjithpërfshirje dhe përgatitje sa më të mirë për këtë proces.

Ndërsa, njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë proces, thekson se Kosova nuk duhet të pranoj çdo marrëveshje, nëse e njëjta nuk është në interes të Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti do të qëndrojë ditën e sotme për një darkë zyrtare në Bruksel.

Kjo vizitë e Kurtit në Bruksel, vjen pas asaj në fund të muajit prill, ku u takua me përfaqësues të lartë të BE-së.

Lajmin e vizitës në Bruksel, e kumtoi vetë Kryeminsitri Kurti ditën e djeshme në seancën plenare.

Të ngjashme